Transmetuar më 04-04-2021, 08:37

Orët e para të ditës do të dominohen nga vranësira të shpeshta duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në zonat malore veriore-verilindore do ketë reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që kushtet e motit të paqëndrueshëm të vijojnë gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime. Nata sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Mot i vranët shoqëruar me reshje të pakta shiu e dëbore dominon republikën e Kosovës. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do kemi intervale me kthjellime. Gjatë natës do kemi pauz të reshjeve.

Maqedonia e Veriut

Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë gjithë vendet e rajonit do të kushtëzojë edhe në MV vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, këto kushte atmosferike mbeten deri pak pas mesnatës kur moti kthjellohet.

/a.m/NOA.al