Transmetuar më 03-04-2021, 20:33

Futbollisti Duvan Zapata ka bërë shaka me bashkëshorten e tij të cilën e ka vënë në lojë dhe videoja e tij është kthyer virale.

Sulmuesi i Atalantës do të priste rikthimin e bashkëshortes nga aeroporti i Milanos por në bashkëpunim me shoferin e tij shndërrohet në një lavazhjer të xhamave të makinave, duke i bërë "pit-stop" makinës së gruas së tij.

Fillimisht ajo nuk e njohu pasi ishte kamufluar me maskë, syze dhe kapele por më pas edhe vetë lojtari u dorëzua duke parë se lavazhjerin se bënte mirë.

Më poshtë pamjet: