La fëmijën dhe u largua pasi burri abuzonte me të, shqiptarja kontakton me djalin e saj për herë të parë: Më fal që të lashë vetëm
Transmetuar më 03-04-2021, 16:36

Një shqiptare, e cila kishte humbur gjurmët prej 10 vitesh, është bërë e gjallë ditën e djeshme. Kristina, e cila ia kishte lënë djalin prindërve të saj për ta rritur, u zhduk në mars të 2011 pasi burri abuzonte rregullisht me të.

Kjo ngjarje është regjistruar në Greqi, ndërsa vetëm mbrëmjen e djeshme ka mundur të flasë me djalin e saj.

“Të kërkoj shumë falje që të lash vetëm. Të dua shumë”, dëgjohet t’i thotë mes lotësh Kristina djalit të saj, i cili quhet Mario.

Nëna e Kristinës shprehej më parë: “Unë qaj për të qoftë gjallë ose e vdekur. Unë pres që të bie telefoni çdo natë. Ajo u martua në moshën 17-vjeçare. Ajo e kishte një jetë të vështirë me burrin e saj. Kishte dy fëmijë, njëri tani është 21 vjeç. Unë e rrita gjatë gjithë këtyre viteve. Tjetri u dha për birësim. Ndërsa ishte larg, ajo takoi dikë në punë me të cilin kishin një marrëdhënie dhe jetonin së bashku. Burri i saj e dinte atë. Kemi frikë për më të keqen”.

Ndërsa babai i saj, i cili kishte takuar partnerin e saj të ri, ka thënë: “Ai nuk e dinte se vajza jonë ishte në një marrëdhënie. Kur fëmija shkoi në shtëpi, ai nuk e donte atë dhe Tina (e thërrisnin shkurt) na e solli që të kujdesemi për të.”

Ndonëse vajza u zhduk në mënyrë të mejnjëhershme, kërkimet e prindërve për vajzën e tyre nuk janë ndalur asnjëherë. /S.H /NOA.al