Transmetuar më 03-04-2021, 13:46

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Elbasan.

Sipas informacioneve, tre automjete janë përplasur men njëra-tjetrën në aksin Elbasan- Metalurgji.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një grua, e cila ishte pasagjere në njërin nga automjetet.

E lënduara është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën./K.B/NOA.al