Transmetuar më 02-04-2021, 22:29

Çdo vaksinë ka efekte anësore të ndryshme. Në shumicën e rasteve ato zgjasin disa ditë më së shumti dhe, nëse ndodh kjo nuk ka vend për shqetësim, por do të thotë që vaksina po funksionon. Sigurisht, është më mirë të përjetoni dhimbje të vogla fizike sesa të infektoheni me Covid me një ngarkesë të lartë virale. Siç tregohet nga rezultatet e testeve të kryera në Shtetet e Bashkuara dhe të mbledhura nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave, autoriteti që autorizon dhe kontrollon produktet ushqimore dhe farmaceutike në SHBA. Statistikat tregojnë të gjitha efektet anësore që kanë përjetuar njerëzit, raporton NOA,al, pasi i janë nënshtruar vaksinës gjatë fazës së testimeve.

Nga analiza e secilës prej katër vaksinave, dy prej të cilave po injektohen në Shqipëri, zhurma për “Astrazeneca” duket se ka lidhje me faktin se ajo është e vetmja vaksinë që kompania farmaceutike nuk ka pasur qëllime përfitimi. Ajo është për këtë arsye edhe më e lira në treg.

Pesë simptomat më të zakonshme pas injeksionit janë:

Dhimbje aty ku është injektuar vaksina

Lodhje

Dhimbje koke

Dhimbje muskulore

Ethe

Sidoqoftë, ka edhe simptoma më pak të zakonshme:

Të përziera

Ënjtje

Dhimbjet artikolare

Temperaturë

Njolla të  kuqe në lëkurë

Efektet anësore të Moderna

Moderna është një vaksinë që injektohet në dy doza me 28 ditë diferencë. Sipas të dhënave të eksperimenteve, ajo mbron 94.1% të rasteve nga Covid. Më shumë se 15,000 njerëz morën pjesë në testet në SHBA. Më pas ata u pyetën se çfarë efektesh kishin pasur një javë pasi morën vaksinën. Në shumicën e rasteve, simptomat u zhdukën tre ditë më vonë, por shpesh edhe më shpejt.

Efektet anësore pas dozës së parë të Moderna

Dhimbje ku është injektuar vaksina: 86.9%

Lodhje: 38.5%

Dhimbje koke: 35.4%

Dhimbje të muskujve: 23.7%

Ethe: 16,6%

Efektet anësore pas dozës së dytë Moderne (28 ditë më vonë)

Dhimbje ku është injektuar vaksina: 90.1%

Lodhje: 67.6%

Dhimbje koke: 62.8%

Dhimbje të muskujve: 61.3%

Ethe: 48.3%

Vaksina Pfizer

Vaksina Pfizer, në fazën e testimit, u është injektuar mbi 43,000 njerëzve. Dhe sipas analizave mund të parandalojë Covid me 95%. Mbrojtja më efektive. Por efektet anësore janë gjithsesi edhe te kjo vaksinë.

Efektet anësore pas dozës së parë të Pfizer

Dhimbje ku është injektuar vaksina: 83.1%

Lodhje: 47.4%

Dhimbje koke: 41.9%

Dhimbje të muskujve: 21.7%

Ethe: 14%

Efektet anësore pas dozës së dytë të Pfizer

Dhimbje ku është injektuar vaksina: 77.8%

Lodhje: 59.4%

Dhimbje koke: 51.7%

Dhimbje të muskujve: 37.3%

Ethe: 35.1%

Johnson & Johnson

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane është e vetmja që injektohet në një dozë të vetme. Sipas testeve të kryera, ajo parandalon virusin me 66%. Nuk është ndër më të shtrenjtat, pasi një dozë është më pak se 10 Euro. Ndryshe nga Pfizer dhe Moderna, Johnson & Johnson bazohet në adenovirus: një virus i modifikuar që mbart proteina “spike” në trup dhe që aktivizon sistemin imunitar dhe mbron trupin nga Covid.

Simptomat:

Dhimbje ku është injektuar vaksina: 58.6%

Dhimbje koke: 44.4%

Lodhje: 43.8%

Dhimbje të muskujve: 39.1%

Ethe: 15.5%

Astrazeneca

Është një vaksinë që kushton pak më shumë se 3 Euro për dozë – ose është më e lira për momentin. Kompania farmaceutike që e prodhoi atë ka deklaruar se nuk dëshironte të kishte ndonjë fitim nga prodhimi i vaksinës  gjatë pandemisë. Sipas studimeve të kryera deri më tani, Astrazeneca mund të parandalojë Covid me 76% dhe duhet të administrohet në dy doza.

Këto janë efektet anësore më të zakonshme:

Në më shumë se një në dhjetë persona: dhimbje ku është injektuar vaksina, dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulore, ethe, të përziera

Në më pak se një në dhjetë persona: të vjella dhe diarre

Në më pak se një në 100 persona: humbje e oreksit, dhimbje barku, marrje mendsh

Në më pak se një në një mijë njerëz: mpiksje gjaku.

/a.m/NOA.al