Transmetuar më 02-04-2021, 22:55

Në moshë fare të re, një burrë shqiptar humbi jetën në Greqi pas një incidenti në punë e sipër. Aleksandër Broka, 45 vjeç ndërroi jetë në Eretria pranë zonës së Halkidhikisë të Greqisë së bashku me një punëtor tjetër pasi u goditën nga një rrymë e tensionit të lartë prej 20,000 volt.

Në fotogaleri gjeni imazh të rëndë teksa 45 vjeçari ka mbetur në shtyllë pas përshkimit të tensionit të lartë. Bashkë me të humbën jetën edhe dy burra të tjerë, 43 dhe 58 vjeç të cilët ranë nga lartësia. Një i katërt, 32 vjeç gjendet në spital.

Familja e 45-vjeçarit Aleks Broka nga Shqipëria, nuk mund ta besojë atë që ndodhi. Vajza e të ndjerit, Gerta 20 vjeçe, është e shokuar.

Ajo tregon se i ati ishte një specialist me përvojë dhe i kualifikuar. Për më tepër e donte shumë punën e tij. Edhe pse ishte punë e vështirë, ngjitje nëpër shtylla korrenti, në kushte atmosferike nga më të ndryshmet. 

Genta pohon se babai humbi jetën për faj të atyre që ishin të patrajnuar.  "Për fat të keq, të tjerët bënë gabim, të tjerët nuk e dinin punën dhe e morën babanë tonë në qafë", tha vajza 20 vjeçare e të ndjerit.

E reja e mbetur jetime bashkë me dy fëmijë të tjerë që kishte i ndjeri, kërkon që ngjarja të hetohet dhe të dalin përgjegjësitë konkrete për vdekjen e 45 vjeçarit i cili i dha 15 vite punës që bënte përditë.

Varrimi i 45-vjeçarit Aleks Broka do të bëhet në Shqipëri këtë fundjavë nëse gjithçka shkon siç është planifikuar nga familja.

"Nëna është e shokuar. Ajo po e pret trupin e djalit të saj dhe as që po mundet ta besojë atë që ka ndodhur. Ne jemi tre fëmijë dhe unë isha gëzimi i tij i parë. Tani, po përpiqemi të mbështesim njëri-tjetrin, por është e vështirë për të gjithë ne", pohon e reja.

Lidhur me ngjarjen që mori dy jetë, policia ndaloi tre persona, por më pas ata u lanë të lirë.

Firmat private Aktor dhe Ellaktor Group shprehën keqardhje që humbën 3 kolegë. Ata thanë se po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe janë në bashkëpunim të plotë me autoritetet kompetente. /noa.al