Transmetuar më 02-04-2021, 17:09

Bazuar në kërkimet më të fundit studiuesit këshillojnë se meshkujt duhet të evitojnë mbajtjen e telefonit në xhepin e pantallonave pasi sjell dëmtim të spermës, ul nivelin e testosteronit dhe mund të çojë deri në shterpësi.

Këshillat vijnë pasi hulumtimet e reja sugjerojnë se mbajtja e celularit në xhepin tuaj mund të ulë lëvizshmërinë dhe qëndrueshmërinë e spermës.

Studimet kanë shpjeguar se rrezatimi elektromagnetik me frekuencë radio (RF-EMR) të emetuar nga pajisjet mund të ketë një efekt të dëmshëm për pjellorinë mashkullore.

Duke qenë se nxehtësia e telefonit rrit temperaturën brenda skrotumit (cipa që mbështjell testikujt) kjo sjell frenimin e  prodhimit të spermës në testikuj.

Sipas disa studimeve të bëra është zbuluar se përdorimi i telefonit celular ishte i lidhur me një zbritje prej 8.1 përqind në lëvizjen e spermës, raporton noa.al.

Kjo është arsye pse studiuesit këshillojnë të mos mbahen më telefonat në xhepin e pantallonave.