Transmetuar më 02-04-2021, 12:35

Banorët e fshatit Sang të Mirditës janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali, qësipas tyre, ju rrezikon jetën.

Mes protestuesve është edhe një e moshuar 87-vjeçare, e cila përcjell një mesazh të fortë. E moshuara bën thirrje që mos të ndërtohet hidrocentrali, pasi sipas saj, nëse ju merret uji, më mirë t’ua marrin edhe shpirtin.

“Unë jam ma e vjetra këtu. Ne me këtë ujë e me këtë mal ke jetu, se ne nuk jemi vlerësu. Kemi ndenjur prej malit. Tash me na marrë dhe ujin. At’herë t’na marrin ne shpirtin! Jam 87 vjeçe”, thotë e moshuara./K.B/NOA.al