Transmetuar më 02-04-2021, 11:13

Emri i Erling Haaland është kthyer në temë kryesore prej kohësh në Spanjë. Për të ndezur edhe më shumë këtë diskutim ka menduar agjenti i tij, Mino Raiola, i cili së bashku me të atin e norvegjezit brenda ditës takuan fillimisht presidentin e Barcelonës dhe më pas udhëtuan drejt Madridit për të takuar përfaqësues të Realit.

Sipas mediave iberike, Haaland është objektivi kryesorë i Barcelonës por në këtë garë nuk janë të vetëm, biondi është gjithashtu një objektiv edhe i Real Madrid por as Man.City nuk përjashtohet si opsion, Guardiola e ka vendosur në majën e listës së dëshirave.

Pak ditë më parë, në Spanjë e bënin të sigurt kalimin e tij tek Real Madrid, madje kishin gjetur akordin edhe me B.Dortmund për një transferim prej 140 milion euro. Raiola ka folur me drejtuesit e klubit gjerman duke gjetur një zgjidhje për largimin e tij në fund të këtij sezoni. Haaland ka një kontratë me verdhezinjtë deri në 30 qershor 2024.

Nëse Haaland nuk zgjedh Barcelonën, sipas të përditshmes “Sport”, klubi blaugrana ka gati planin B, Lautaro Martinez, një emër shumë i njohur pasi vitin e shkuar bënë gjithçka për ta transferuar në “Camp Nou”./K.B/NOA.al