Transmetuar më 01-04-2021, 13:48

Është ndarë sot nga jeta kryetari i Njësisë Administrative të Pajovës në Peqin, Arben Plaku.

Ai ka humbur jetën në moshën 46-vjeçare, pasi ishte shtruar në një nga spitalet Covid të Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur Saimir Hasalla, i cili është kandidat për deputet i Partisë Socialiste.

Më herët ai ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Peqinit.

“Lajmi i trishtë !!!!

“I pikëlluar pa masë nga ndarja e parakohshme nga jeta e vllait , shokut , mikut tonë Arben Plaku. Lamtumirë vëllai jonë!”

“Uroj të prehesh i qetë . Zoti i dhëntë forcë familjes”, – shkroi Hasalla, në rrjetet sociale.

/a.m/NOA.al