Transmetuar më 01-04-2021, 13:06

Rruga për në Shëngjin vazhdon të jetë e mbytur nga inertet dhe pavarësisht se problemi është i dukshëm dhe shqetësues, gjendja mbetet po e njëjtë.

Ndërsa i drejtohesh zonës turistike të Shëngjinit, në të dy anët e rrugës gjen mbeturina dhe inerte të hedhura pa kriter nga banorët e zonës apo bizneset që operojnë aty.

Më problematike, situata paraqitet kur inertet hidhen brenda në lagunë, që sipas ekspertëve të mjedisit është e pa precedentë.

Laguna po mbushet me inerte për të krijuar bazament, që më pas në të, të ndërtohen pallate shumë katëshe, duke qenë se është mjaft e favorshme sa i takon turizmit.

Me sy të lirë, shikon inertet në të gjitha anët e lagunës dhe fatkeqësisht akoma nuk kemi një vullnet institucional për të ndërhyre e për të penalizuar shkaktarët, për ta rikthyer sërish në gjendjen e mëparshme lagunën. /S.H /NOA.al