Transmetuar më 01-04-2021, 11:16

Mario Mitaj luajti ndaj San Marinos, në fitoren 2-0, ndeshjen e tij të parë me Kombëtaren e Shqipërisë.

Lojtari i AEK-ut u hodh dje në fushë ndaj San Marinos, duke bërë debutimin zyrtar me fanellën kuqezi.

Kjo bëri që të shuhen shpresat e Greqisë, për të rrëmbyer talentin shqiptar.

Më herët, nën drejtimin e trajnerit Edi Reja, një tjetër i ri ka bërë debutimin me Shqipërinë, dhe ai është qendërmbrojtësi Ramen Çepele.

Çepele mbetet ende rekordmen për nga mosha, pasi për Mitajn, vetëm 2 ditë ia djegin mundësinë për të qenë djaloshi më i ri që vesh fanellën e Kombëtares shqiptare.

Të dy kanë luajtur në moshën 17-vjeçare. Mitaj debutoi në moshën 17 vite e 237 ditë, ndërsa Çepele në moshën 17 vite e 235 ditë. Dy telentët kuqezi lanë pas emra që dikur bënë histori me debutimet e tyre si Iljaz Çeço, Blendi Nallbani etj. /a.m/NOA.al