Transmetuar më 01-04-2021, 08:00

Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët deri orët e vona të pasdites kur në skajin verior dhe verilindor do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare do të mbizotërojnë kushtet e motit në territorin e kosovës deri pas mesditës kur moti kthjellohet në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese në territorin e MV gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat veriore të saj ndërsa zonat jugore vijojnë me mot të kthjellët./S.H /NOA.al