“Botërori 2022”/ Shqipëria i rikthehet fitores, mund San Marinon
Transmetuar më 31-03-2021, 22:49

Shqipëria mund San Marinon në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret ë Botërorit 2022.

Kuqezinjtë fituan me rezultatin 2-0 në ndeshjen zhvilluar mbrëmjen e sotme në transfertë.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rrjeta të parekura.

Golat u shënuan në pjesën e dytë me anë të Manaj dhe Uzuni.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara Shqipëria ka 6 pikë në “Grupin I” dhe mban vendin e tretë./noa.al/