Maturantët e shkollave të mesme, nesër ulen në bankat e shkollës
Transmetuar më 31-03-2021, 20:22

Maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë e vendit (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), do mund të ulen në banka që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Sipas njoftimit nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.

“Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.  Nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID”, thuhet në njoftim./noa.al/