Transmetuar më 30-03-2021, 18:56

Trajneri i kombëtare shqiptare të futbollit, Edi Reja do hedhë në fushë lojtarët më të mirë në ndeshjen e nesërme ndaj San Marinos.

Në konferencë për mediat, tekniku italian u shpreh se kundërshtari është ekip i organizuar mirë, ndaj duhet kujdes.

“San Marino është një skuadër e organizuar, nuk i nënvlerësojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Unë mendoj se kemi shumë zgjidhje dhe mund t’iu them se në fushë do të futen lojtarët që janë më në formë. Modulin do e vendosim duke u bazuar te lojtarët”, u shpreh Reja.

Ndeshjen me Anglinë e konsideron si të mirë, duke pasur në konsideratë edhe potencialin e “Tre luanëve”.

“Pas një humbje është gjithmonë njësoj. Mund të them se bëmë një ndeshje të mirë ndaj një rivali si Anglia. Luajtëm mirë në mbrojte.

Nuk dolëm dot në lojën tonë, siç donim, pasi ishim përgatitur ndryshe për t’i kapur në kundërsulme. Anglia nuk është se bëri ndonjë gjë të madhe, por siç e dimë, kanë lojtarë me kualitete dhe e zgjidhin ndeshjen”, tha italiani.

Ndeshja me San Marinon luhet nesër në mbrëmje, në orën 20:45. /k.k/noa.al/