Fotot/ Presidenti Meta vlerëson tre personalitete të sportit ndër vite
Transmetuar më 30-03-2021, 11:05

Presidenti Ilir Meta vlerësoi disa nga personalitetet e sportit ndër vite.

Morën vlerësime nga Presidenca figura si Mehdi Bushati, Kristaq Miço, si dhe në mungesë Azis Tahiri.

Postimi i Presidentit Meta:

Në vlerësim të kontributit të vyer të dhënë për rritjen dhe zhvillimin cilësor të sportit shqiptar, duke ndikuar me përkushtimin, pasionin dhe lidershipin e tyre për arritjen e rezultateve të larta sportive në arenat kombëtare e ndërkombëtare, që na kanë bërë krenarë të gjithëve, pata kënaqësinë të vlerësoj tre nga drejtuesit më të spikatur të sportit shqiptar ndër vite, Mehdi Bushatin, Kristaq Miçon dhe të paharruar Azis Tahiri.

Mbështetur mbi trashëgiminë e tyre profesionale, si shembuj të përhershëm frymëzimi, të bëjmë gjithçka për zhvillimin e mëtejshëm cilësor e përfaqësimin dinjitoz të sportit shqiptar, por edhe për edukimin e brezave me vlerat më të mira sportive e qytetare, si një mundësi e shkëlqyer për t’i larguar të rinjtë nga veset dhe ndaluar largimin e tyre nga Shqipëria.