Transmetuar më 30-03-2021, 09:55

Sot në orën 15:00 do nisë konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ka bërë të ditur Gjykata Speciale në Hagë.

Ndaj dy ish luftëtarëve të UÇK-së, përkatësisht kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj akuzat u konfirmuan më 14 dhjetor 2020.

Dyshohet se midis datave 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca për mediat dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.

Në deklarimet e Gucati dhe Haradinaj, të dy e konsiderojnë veten të pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tyre. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë./K.B/NOA.al