Para dhe pas/ Boksierja gjermane tregon plagët ‘horror’ pas duelit me ukrainasen
Transmetuar më 29-03-2021, 19:43

Boksierja gjermane Cheyenne Hanson tregon fryrjen e tmerrshme në kokë që ka pësuar pas duelit me ukrainasen Alina Zaitseva, i cili u mbyll parakohe kësaj fundjave.

23 vjeçarja Hanson mori fitoren me pikë pasi përplasi kokën me Zaitseva, çka i shkaktoi një hematomë groteske dhe solli mbylljen e duelit.

21 vjeçarja Zaitseva kishte lajmëruar disa herë gjatë ndeshjes për plagën e rëndë, derisa më në fund doktorët e ringut ndërhynë për t’i dhënë fund përballjes, teksa plagët e Hanson përkeqësoheshin.

“Ia dola, Jam kampionia gjermane e BDB”, shkruante Hanson në rrjetet sociale së bashku me foton e enjtjes së saj të frikshme.

Hanson liston në profilin e saj fitore në disa kompeticione evropiane të ‘kickboxing’ ndërsa me fitoren e fundit përmirëson raportin pozitiv në 7 me 1.