E rivalizoi në zgjedhjet e fundit për kreun e FSHF-së, Duka: Lamtumirë Bashkim, mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit!
Transmetuar më 29-03-2021, 16:44

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përmes një mesazhi ngushëllimi që publikoi në Facebook për ish-kryeministrin dhe deputetin socialist Bashkim Fino, vlerësoi kontributet e tij të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, por edhe faktin se ka qenë një dashamires i veçantë i futbollit.

Kujtojmë se Bashkim Fino kandidoi për postin e Presidentit të FSHF-së në zgjedhjet e fundit, duke humbur përballë Dukës.

Postimi i plotë i Armand Dukës:

Lamtumirë i dashur Bashkim!

Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qenë një dashamires i veçantë i futbollit.

Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmonë nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit !

/a.m/NOA.al