Transmetuar më 29-03-2021, 14:44

Kryeministri Albin Kurti është vaksinuar i pari me dozat e vaksinës AstraZeneca.

Vaksinat mbërritën një ditë më parë nga Covax.

Kurti ka hapur zyrtarisht procesin e vaksinimit në Kosovës, duke përcjellë mesazhin se vaksinat Astra Zeneca janë të sigurta për imunizim.

Pas Kurtit vaksinën e ka marrë edhe drejtoresha e OBSh-së në Kosovë,  Isme Humolli.

Kurti u vaksinua në sallën “1 tetori” në Prishtinë në orën 16:30.

Ndërkohë që mbrëmjen e së dielës, më 28 mars në Kosovë kanë arritur vaksinat e para antiCOVID-19 si pjesë e programit COVAX.

Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca./a.m/NOA.al