Transmetuar më 29-03-2021, 11:17

Kujdesi që duhet të tregojnë meshkujt, kur duhet të kryejnë kontrollet dhe ekzaminimet e para

Dieta jo e mirë, përdorimi i pijeve alkoolike dhe duhani, janë ndër faktorët kryesorë të cilët ndikojnë në shfaqjen e prostatës tek meshkujt.

Por nuk janë vetëm këta faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë sëmundje, edhe aksidentet e shumta që mund të ndodhin në rini apo në një moshë më të vonë, bëhen shkak për shfaqen e saj.

Sipas mjekëve urologë, problemi fillimisht shfaqet si një infeksion i thjeshtë, por në rastet kur nuk kurohet, shkakton kancer të prostatës.

Ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes, janë abuzimet dhe faktorët e jashtëm. Kjo do të thotë se konsumimi i pijeve alkoolike, dieta jo e mirë, konsumimi i duhanit i cili tashmë po bëhet shkaktar i një sërë sëmundjesh të tjera, duke filluar nga steriliteti dhe deri tek sëmundjet e rënda të mushkërive.

Të rinjtë të cilët kanë infeksionin e prostatës, kanë një sërë shqetësimesh, siç janë infeksionet, çrregullimet, temperatura, urinimi i shpeshtë dhe me vështirësi etj. Në rastet kur këto simptoma nuk eliminohen, sëmundja ecën dhe agravohet.

Nga ana tjetër, kujdes më i veçantë duhet të tregohet nga aksidentet në rini. Faktor rriskues janë edhe traumat e ndryshme si biçikleta, apo aksidentet me motorë. Këto janë shkaktarët kryesorë që duhet t’i dinë të rinjtë, pasi sjellin ngushtimin e kanalit të urinës, ku zhvillohet infeksioni, herë pas here, i cili bën të mundur zhvillimin e prostatës.

Diagnostikimi i hershëm i sëmundjes, është hapi tjetër kryesor që duhet të kenë parasysh meshkujt, në mënyrë që ajo të mos përparojë, por të parandalohet në fazat e hershme. Sipas mjekëve urologë, diagnostikimi nis me një analizë urine, ekografi dhe më pas me ekzaminime të veçanta, në rastet kur ka dyshime.

Diagnostikimi është hapi kryesor dhe kërkohet që çdo mjek të vlerësojë ankesat e pacientit. Diagnostikimi nis me një analizë të urinës, ekografi me ultrasondë, për të parë madhësinë e prostatës e cila zakonisht është 15 deri në 20 gram. Kurse, në rastet e shfaqjes së sëmundjes, ka shtim të saj, deri aty sa kemi mundur të heqim deri në 250 gram”, theksojnë mjekët urologë.

Por cilat lat janë shenjat kryesore të sëmundjes, të cilat duhet të jenë si kambanë alarmi për çdo mashkull, për tu paraqitur pranë mjekut specialist.

Bluzat e bardha pohojnë se shenjat e prostatës kanë të bëjnë me infeksion urinar, bllokim të urinës, gjak në urinë, humbje të forcës së urinimit.

Në rastet kur pacienti është në gjendje të rëndë, ka edhe shfaqje të lartë të temperaturës. Në ato raste kur pacienti diagnostikohet me kancer në prostatë, atëherë mjekët përcaktojnë edhe formulat mjekuese.

Sot ekzistojnë barna të cilat bëjnë të mundur zhbllokimin e kanalit. Një pjesë e këtyre barnave, sot janë me rimbursim për pacientët të prekur nga kjo sëmundje, duke ua bërë edhe më të thjeshtë mjekimin dhe kurimin. Ndërkohë që sot, shkenca ka ecur para dhe ka nxjerrë të tjera medikamente të cilat bëjnë të mundur kurimin e saj. Por, nëse pacientët nuk arrijnë të kenë një përmirësim të jetës me ilaçe, atëherë shkohet deri në ndërhyrje kirurgjikale; kjo është e suksesshme në rastet kur nuk ka zhvillim të mëtejshëm të prostatës.

Ajo që mbetet problem tek pacienti shqiptar është diagnostikimi i hershëm dhe mungesa e vullnetit për të shkuar të mjeku.

Të prekurit

Prostata, tashmë, nuk është një sëmundje e të vjetërve, pasi, nga dita në ditë, po hasim edhe raste të reja. Prostata po kap edhe të rinj të moshës 30-vjeçare e sipër. Mbi moshën 50 vjeç, ka zhvillim të gjëndrave të prostatës të cilat shkojnë deri në kancer të prostatës.

Faktorët ndikues

Një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes, janë abuzimet dhe faktorët e jashtëm. Kjo do të thotë se konsumimi i pijeve alkoolike, dieta jo e mirë, konsumimi i duhanit i cili tashmë po bëhet shkaktar për shfaqjen e një sërë sëmundjeve, mes tyre edhe prostata.

Rastet

Ne sot nuk kemi një regjistër kombëtar për të ditur realisht të gjitha shifrat. Por janë të paktën 250-300 raste në vit, të prekur nga prostata. Ajo që mund të them është se meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostatës.