Transmetuar më 28-03-2021, 11:42

Në Serbi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit i punëtorëve të bizneseve nga shtetet e Ballkanit.

Fillimisht do të vaksinohen biznesmenët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ata nga Shqipëria, si dhe punonjësit e bizneseve që kanë marrëdhënie tregtare me Serbinë.

Mësohet se disa biznesmenë shqiptarë i janë drejtuar sot Serbisë, për vaksinimin.

Po ashtu rreth 8.000 punëtorë nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi gjatë 27 dhe 28 marsit do të vaksinohen në Beograd dhe Nish.

Vaksinimi po kryhet nën mbikqyrjen e Dhomës Ekonomike të Serbisë.

Vaksinimi i punëtorëve është mundësuar nga Oda Ekonomike e Serbisë.

Kosova ka refuzuar për "arsye parimore" të marrë pjesë në këtë fushatë vaksinimi.

/a.m/NOA.al