Transmetuar më 28-03-2021, 07:41

Ditë e bukur pranverore po mbizotëron në vend, me diell dhe mot të ngrohtë gjatë ditës, por ende goxha i freskët gjatë natës.

Situatë e njëjtë parashikohet dhe ditën e diel me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Do të vijojë shkrirja graduale e dëborës prej temperaturave në rritje.

Era parashikohet të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë.

Valëzimi në dete parashihet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore 1°C deri në 13°C zonat e ulëta 3°C deri në 19°C zonat bregdetare 5°C deri në 20°C

Ju urojmë një të diel të bukur!