Transmetuar më 27-03-2021, 15:18

Futboollisti Zlatan Ibrahimovic ka mbërritur në Kosovë për të përfaqësuar Suedinë në sfidën e ditës së dielë.

Nga pamjet e siguruara nga mediat kosovare, Ibrahimoviç është fotografuar me maskë dhe është përhumbur në telefonin e tij.

Duket se moti i mirë me diell në Kosovë nuk i bën përshtypje Ibrahimoviçit që nesër ka një mision të vështirë përballë përfaqësueses së Dardanëve.

Kosova luan nesër përballë Suedisë në eliminatoret e Botrërorit 2022.