Transmetuar më 27-03-2021, 00:05

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, është prekur nga koronavirusi.

Burimet brenda QKUK-së bënë të ditur se Sejdiu është i prekur me COVID-19, madje pas komplikimeve është shtruar në spital.

Sipas mediave kosovare, raportohet se aktualisht ish-Presidenti është shtruar në Klinikën Infektive.

Nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e ish-presidentit Sejdiu.

/a.m/NOA.al