Transmetuar më 26-03-2021, 20:06

Ajo 18 vite më parë fitoi më shumë se 2 milionë euro, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Fituesja më e re e lotarisë në Britaninë e Madhe, sot është me xhepat bosh

Callie Rogers, sot 33-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, i shpenzoi paratë me 3 operacione për rritjen e gjoksit, festa të çmendura ku konsumohej drogë.

Madje edhe 400 000 euro i shpenzoi me veshje të shtrenjta.

Gjithashtu, më shumë se 500 000 euro ajo ia dhuroi familjarëve dhe miqve të saj.

Ajo ka deklaruar më parë se fitimi i lotarisë i shkatërroi jetën.

Gjithashtu gruaja ka bërë thirrje për më shumë mbrojtje ndaj të rinjve që fitojnë shuma të mëdha në lotari.

/a.m/NOA.al