Shqipëria fiton me Andorrën, merr 3 pikët e para në rrugën drejt Botërorit
Transmetuar më 25-03-2021, 22:53

Shqipëria i ka nisur me fitore eliminatoret e Botërorit 2022.

Kombëtarja shqiptare fiton në ndeshjen përballë Andorras, luajtur mbrëmjen e sotme në transfertë.

Në takimin që Shqipëria luajti në transfertë, kuqezinjtë fituan me rezultatin minimal, 1-0.

Goli u shënua nga Ermir Lenjani në minutat e para të pjesë së së dytë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Kuqezinjtë ishin favoritë për ta fituar këtë takim dhe ashtu ndodhi./noa.al/