Transmetuar më 24-03-2021, 22:59

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar një test të mirë, në takimin miqësor luajtur mbrëmjen e sotme përballë Lituanisë.

Pas një 2020-e të vështirë, ku shpërdoroi edhe një mundësi për të prerë një biletë për në Kampionatin Europian, Kosova e nisi në mënyrë perfekte vitin 2021

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, përfundoi 4-0 në favor të Kosovës.

Golat për Kosovën u shënuan nga: Zeneli, Muriqi, Zeneli dhe Halimi.

Një ogur i mirë kjo fitore për Kosovën./noa.al/