Transmetuar më 24-03-2021, 10:48

Nëse Mbappe është ende i paqartë për të ardhmen e tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për yllin tjetër të PSG.

Neymar është dorëzuar përfundimisht, rikthimi i tij në Barcelonë nuk është më një opsion, ndërsa të ardhmen e sheh të lidhur në Paris.

Me apo pa Messi në krahë, braziliani është bindur nga projekti i ri i francezëve dhe është i gatshëm të hedh firmën mbi kontratën e re.

Neymar pritet të firmos kontratën e re deri në 2026, praktikisht kjo do të thotë se sulmuesi planifikon të mbyll karrierën e tij me fanellën e PSG, pasi në atë kohë do të jetë 34 vjeç./S.H /NOA.al