VIDEO/ Dy shqiptarët shpëtojnë për mrekulli nga aksidenti
Transmetuar më 23-03-2021, 23:18

Një video po qarkullon nëpër rrjetet sociale, të cilën e ka shpërndarë një qytetare nga Mitrovica, Kosovë.

Pamjet tregojnë dy persona duke biseduar dhe gjatë asaj kohe vjen një veturë me një shpejtësi marramendëse, duke rrezikuar jetën e personave në fjalë.

“Lagjja Shipol është rrugë magjistrale për Skenderaj dhe banorëve të saj u rrezikohet jeta çdo ditë në këtë mënyrë sepse në këtë rrugë nuk ka kurrë patrulla të policisë, edhe pse i kemi telefonu sepse ky nuk është rasti i vetëm që ka ndodh, dhe asnjëherë nuk kemi gjetur përkrahje dhe ndërmarrje të ndonjë aksioni”, thuhet në një njoftim në mediat kosovare.

Më poshtë pamjet: