Bale planifikon të rikthehet te Real Madrid
Transmetuar më 23-03-2021, 16:38

Gareth Bale ka bërë të ditur planin e tij që të kthehet në Real Madrid pas aventurës si i huazuar te Tottenham.

31 vjeçari, ka kontratë me mbretërit deri në vitin 2022.

Në këtë edicion ka luajtur në 25 ndeshje për Tottenhamin në të gjitha garat duke realizuar dhjetë gola dhe tri asistime.

Sidoqoftë, uellsiani ka dështuar të bëhet titullar tek skuadra e Mourinhos dhe rikthimi i tij te ekipi londinez duket se nuk ka qenë qysh e ka pritur.

“Nuk ka ndonjë shpërqendrim për mu para se të shkojë në Evropian” tha Bale kur u pyet për të ardhmen e tij.

“Plani saktësisht ishte që unë të luaj një sezon për Spurs dhe pas Euros të kthehem në Madrid, ku e kam edhe një vit të kontratës të mbetur”, kishte shtuar sulmuesi nga Uellsi.

Bale për Real Madridin është paraqitur në 251 ndeshje duke shënuar 105 gola dhe 68 asistime, por pas rikthimit të Zidane në menaxhimin e “Los Blancos” nuk ishte i dëshiruari i francezit, pasi që në sezonin e kaluar luajti vetëm 20-të ndeshje për Real Madridin.

/S.H /NOA.al