Transmetuar më 23-03-2021, 13:25

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi shkaktuan shumë zhurmë dhe reagime nga ana e publikut kur deklaruan lidhjen publikisht pak muaj më parë.

Një ndër çiftet më të përfolura te “Për’puthen” u bënë bashkë jashtë emisionit pavarësisht se gjithçka nisi aty brenda.

Pasi Tea doli me Andi Shehun nga programi, në rrjet qarkulluan fotot e saj duke u puthur me Beartin.

Ndonëse u kritikuan pafund, dyshja vazhdoi të qëndronte bashkë e të publikonte foto e video nga përditshmëria e tyre me ndjekësit në rrjete sociale.

Por duket se pas ‘muajit të mjaltit; gjithçka mori fund mes tyre.

Pak ditë më parë, çifti udhëtoi drejt Turqisë për të kaluar disa ditë pushimi bashkë me motrën e Teas dhe me shokun e saj të ngushtë, si dhe me motrën dhe nënën e Beartit.

Dyshja gjatë pushimeve nisi të hidhte thumba për njëri-tjetrin në Instastory, duke ngritur dyshimet se nuk janë më bashkë.

Tea ndau me fansat faktin se nuk ishte e lumtur në ato momente dhe madje tha se nuk e kishte festuar ditëlindjen, sepse mendonte se ditëlindjet e saj janë të mallkuara.

Bearti nga ana tjetër, publikoi një status, ku shkruhej:

“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”.

Dyshja gjithashtu kanë fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë në Instagram, jo vetëm ato dyke u puthur, çka përforcuar dyshimet.

Ata kanë lënë pa fshirë vetëm fotot, që kanë realizuar për kompani të dnryshme.

Tea dhe Bearti madje nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

/a.m/NOA.al