Transmetuar më 23-03-2021, 08:24

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 11°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 02°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 04°C.

/a.m/NOA.al