Transmetuar më 21-03-2021, 17:08

Vllaznia mban kreun në ndeshjen ndaj Kastriotit. Shkodranët morën fitoren me golin e Ardit Hoxhajt të shënuar në kufijtë e kohës së rregullt.

Tirana fitoi kundër Laçit në transfertë. Celhaka në mesin e pjesës së parë i dha avantazhin bardhebluve.

Në minutën e 40’ Mazrekaj barazoi shifrat. Pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm teksa asnjë prej skuadrave nuk pajtohej me barazimin. Në minutën e 78’ Ismailgeci shënoi golin e dytë për ekipin e Orges Shehit.

Bylisi në fushën e tij fitoi 2-1 më Kukësin duke ulur gjithnjë e më shumë shpresat e verilindorëve për pjesëmarrjen në Europë.

Skënderbeu fitoi 2-1 derbin e fundit të tabelës me Apoloninë, duke parakaluar fierakët por gjithsesi të dyja këto dy skuadra mbeten në zonën e rënies nga kategoria.

“Rezultati në fund është i rëndësishëm dhe nuk ka rëndësi si luan. Ditët e fundit ishin shumë të vështira për të gjithë ne, për pritshmërinë rreth klubit, ekipi bëri një reagim të mirë, deshëm të fitonim, ia dolëm dhe urime. Mendoj se Shkodra është krenare për ekipin”, tha trajneri Tomas Brdariç.

“E pranoj se e tepruam me festimin se ishim me fat, se ishim në minutë të fundit, dhe ata e kuptojnë zhgënjimin se pësuan gol në fund”.

“Nëse duhet të flasim lirshëm, në ndeshjen e përfunduar në Shkodër, pyeti se si luajtën. Ata u shtrinë më shuam në fushë. Për mua e gjithë ndeshja në pjesën e dytë ishte 10-15 minuta, askush nuk u ankua për Kastriotin atëherë. Ndaj duhet të pranojnë rezultatin”.

“Gjyqtari në favor? Për mua, gjyqtari bëri një punë të mirë”, – tha pas ndeshjes në Kamzë me Kastriotin, ku realizoi një fitore të madhe trajneri Tomas Brdariç.

Aktualisht po luhet ndeshja më e rëndësishme e javës Partizani- Teuta.

/a.m/NOA.al