Transmetuar më 19-03-2021, 21:41

Data 19 Mars shënon festën e baballarëve.

Kjo ditë festohet në shumë vende të botës. Këngëtari Ermal Meta, i cili dhe më parë ka treguar për dhunën e babait të ushtruar ndaj tij, e ka kujtuar në një mënyrë ndryshe nga të tjerët.

Këngëtari Ermal Meta ka publikuar një video të shkurtër të këngës së tij ‘Lettera a mio padre’, duke u shprehur se i uron festën vetëm baballarëve të vërtetë.

Po ashtu edhe në këngën  “Non mi avete fatto niente”, Meta tha se ishte një dedikim dhe ndaj të atit, duke thënë se edhe pse kaloi një fëmijëri të vështirë ai prapë ja doli në jetë.

“Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk më bëre dot asgjë”- tha Ermali asokohe.

Këngëtari shqiptar po korr sukses në Itali. Ai doli i treti në festivalin e fundit të Sanremos.

/a.m/NOA.al