Transmetuar më 19-03-2021, 19:42

Qytetarët e Greqisë më tej do të kenë mundësinë që të testohen falas për koronavirusin.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Akis Skertsos gjatë një konference për mediat.

Siç raportohet të jetë shprehur Skertsos, çdo qytetar do të jetë në gjendje të bëjë një test falas në javë, në farmacinë e lagjes, si dhe pa recetë.

Këto janë teste individuale që qytetarët do të jenë në gjendje t’i bëjnë vetë.

Zv/ministri tha se këto teste që mund të bëhen nga vetë qytetarët nga shtëpia, u mundësuan nga qeveria me synimin që të kontrollohet përhapja nga njëra anë, dhe që të lehtësohet hapja e tregut nga ana tjetër si dhe për të ndihmuar në hapjen e sezonit turistik.

Greqia do të heqë disa kufizime të Covid-19 javën e ardhshme si pjesë e një plani për të rihapur gradualisht ekonominë e brishtë, pas goditjes nga pandemia. Pavarësisht se spitalet mbeten nën presion të fortë nga infeksionet e reja, thanë autoritetet të Premten.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan 2,785 infeksione të reja Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 233,079./a.m/NOA.al