Shtëpizë rrotulluese e lëvizshme, hapësirë unike për të jetuar
Transmetuar më 19-03-2021, 18:38

Disa krijues në Christchurch të Zelandës së Re tanimë duket se kanë bërë realitet projektin për të shpikur shtëpiza rrotulluese.

Qëllimi kryesor është krijimi i hapësirave unike për të jetuar në lëvizje.

Pjesa e brendshme e rimorkios rrotullohet 90 gradë dhe në atë pozicion pothuajse e dyfishon hapësirën e shfrytëzueshme.

Pjesa e brendhshme ka një sipërfaqe prej 27 metrash katrorë, ku ndodhet kuzhina e cila mund të kthehet fare lehtë edhe në dhomë gjumi.

Ylli i dizajnit, tarraca e madhe, ka të montuar skarën dhe hapësirë të mjaftueshme për t’u argëtuar. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: maxim.com