Transmetuar më 19-03-2021, 08:01

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme dominojnë vendin tonë gjatë paradites duke sjellë reshje të izoluara në veri dhe pjesërisht në zonat lindore të vendit.

Mesdita dhe pasditja do të diktojnë kryesisht kthjellime dhe vranësira kalimtare në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por nuk ndyshojnë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 13°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë paradites. Por mesdita do të sjellë kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin duke rrezikuar reshje të pakta në veri dhe perëndim të saj.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. Por pjesa e dytë e ditës sjell shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë republikën e MV.

/S.H /NOA.al