Transmetuar më 18-03-2021, 14:40

Pas mbylljes së spektaklit “Love Story”, vijojnë debatet nëse Saimiri e gjeti apo jo nusen.

Ai ka ndarë një foto, ku është shfaqur sërish i vetëm.

Saimiri trgeoi se ndodhej në Gjermani, ndërsa kureshtja e ndjekësve të tij të Instagram ka qenë sërish e madhe. Kush ia bëri foton Saimirit?

Dikush e pyeti nëse ai bëri Meri, ndërsa dikush tjetër tha se Generda i bën fotot e bukura. Të tjerë bënë thirrje të lënë të qetë dhe të vendosë me qetësi.

Saimiri pas spektaklit zgjodhi Merin, për të cilën tha se do të njihej para se të vendoste për martesë, por u largua pak ditë më vonë drejt Gjermanisë. Sakaq, Meri vazhdon të jetojë në Shqipëri. Janë të shumtë ata që besojnë se nuk ka asgjë mes Saimirit dhe Meri, për të pretenduar ndonjë martesë mes tyre në të ardhmen. /a.m/NOA.al