Transmetuar më 18-03-2021, 09:55

Në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”, kundër Anglisë FSHF ka ngritur shqetësimin se stadiumi kombëtar është zaptuar nga bizneset që ushtrojnë aktivitet përreth tij.

FSHF ka marrë edhe nga UEFA rekomandimin që stadiumi të çlirohet nga uzurpuesit.

FSHF i ka bërë kërkesë IKMT-së të lirojë ambientet rreth stadiumit të zëna nga bizneset.

Sipas tyre, stadiumi ka humbur funksionin kryesor. Kjo kërkesë vjen pak ditë para ndeshjes me Anglinë.

Kujtojmë se në ambjentet e këtij stadiumi është duke u kryer edhe procesi i vaksinimit.

Megjithatë, shqetësimi duket se lidhet me bizneset që kanë zgjeruar aktivitetin, brenda dhe jashtë tij.

/a.m/NOA.al