Transmetuar më 18-03-2021, 08:05

Deri në mesditë do mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në republikën e Shqipërisë. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta e të izoluara në vend kryesisht në gjysmën lindore të vendit.

Nata do të diktojë kthjellime dhe pauz të reshjeve.

Temperaturat e ajrit mbeten pothuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke u luhatur nga -4°C mëngjesi në verlindje deri 13°C mesdita në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi territorin e Kosovës, ku moti deri në mesditë mbetet me kthjellime por pasditja sjell zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Orët e natës mbizotërohen nga mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta situatë e cila vijon deri pas mesditës kur vranësira lokale pësojnë zhvillim duke gjenerua reshje të pakta reshje shiu e dëbore në Territorin e MV. /S.H /NOA.al