Transmetuar më 17-03-2021, 20:44

Situata pandemike është reduktuar ndjeshëm ditët e fundit duke pasur një rritje progresive të të shëruarve dhe ulje të ndjeshme të infektimeve të reja me Covid-19, raporton noa.al duke analizuar shifrat globale që raporton minutë pas minute Instituti kërkimor Worldometer.

Në të gjithë botën rezultojnë aktualisht më shumë se 98 milionë njerëz të shëruar ndër 121.5 milionë të prekur deri sot.

Aktualisht janë 20 milionë e 800 mijë persona pozitivë, ndër të cilët 88,908 në gjendje të rëndë.

Më shumë se 2 milionë e 686 mijë njerëz kanë vdekur në të gjithë botën, ndër të cilët, 549 mijë vetëm në SHBA e cila numëron mbi 30 milionë të infektuar ose gati 10 për qind të popullsisë.

Në Brazil numërohen 329 mijë viktima ndër 11 milionë të prekur.

Në Indi kanë humbur jetën 159 mijë njerëz ndër 11.4 milionë të infektuar.

Deri tani kanë humbur jetën 3 për qind e të prekurve. /noa.al