Transmetuar më 17-03-2021, 16:07

Mjeku Melaim Damzi, kandidat për deputet i Partisë Socialiste është infektuar me virusin Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, raporton noa.al.

Mësohet se mjeku Damzi është dërguar në spitalin Covid në Tiranë me helikopter pasi është përkeqësuar në Peshkopi, konfirmuan për noa.al burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjeku i njohur në zonën e Dibrës ndodhet i katërti në listat e Partisë Socialiste për qarkun Dibër.

Pak ditë më parë ai u prezantua si kandidat për në Parlament. /noa.al