Transmetuar më 16-03-2021, 08:04

Deri në mesditë i gjithë territori paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas herëshme.

Ndërsa pasditja dominohet nga vranësira të dendura dhe reshje të pakta në zonat malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit vijon me vranësira të dendura.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit do të diktojnë edhe në Kosovë vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime deri pasdite, kur kemi shfaqje të reshjeve të izoluara të shiut e dëborës.

Maqedonia e Veriut

Dita e martë nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në territorin e MV. Nata sjell zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje të pakta.

/S.H /NOA.al