Përfshihet nga flakët një kroçerë në Greqi
Transmetuar më 15-03-2021, 20:51

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në ishullin grek të Korfuzit.

Mësohet se kroçera “Lyrica”, ishte e ankoruar në portin e ishullit.

Pas marrjes së informacionit në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në bordin e anijes turistike bëhet me dije se ishin 51 anëtarë të ekuipazhit dhe asnjë turist, ndërsa asnjë nuk ka pësuar lëndime.

Deri më tani nuk janë bërë me dije shkaqet e zjarrit.

Kroçera po qëndronte në port që prej 30 janarit dhe do të qëndronte gjatë e ankoruar, pasi në këtë periudhë janë ndaluar lundrimet për arsye turistike për shkak të pandemisë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet kur kroçera është përfshirë nga flakët.