Transmetuar më 15-03-2021, 03:00

Kjo javë që sapo ka nisur parashikohet të ndikohet kryesisht nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të ftohta të cilat do të sjellin ulje të temperaturave si dhe reshje shiu e bore, raporton noa.al duke cituar të dhënat që mundëson Shërbimi Metereologjik i Forcave Ajrore Shqiptare.

Të hënën

Dita e hënë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit me intensitet deri mesatar.

Në verilindje- lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet deri mesatar.

Të martën

Dita e martë parshikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje të izoluara shiu dhe bore.

Të mërkurën dhe të enjten

Dita e mërkurë dhe enjte parashikohet të ketë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Reshje shiu me intensitet të ulët si dhe në lartësin mbi 300-400 në pjesën më të madhe të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët.

Të premten

Dita e premte parashikoeht të ketë mot me kthjellime dhe vanësira më të përqëndruara në veri dhe përgjatë relieveve malore. Në veri reshje shiu e bore të izoluara.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrtati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek kryesisht ditën e henë. Ditën e premte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 15m/sek.

Të shtunën dhe të dielën

Edhe fundjava pritet të jetë me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu të vazhdueshme.

Temperaturat do të luhaten midis 6 gradë më e ulëta dhe 15 gradë Celcius më e larta.