Transmetuar më 14-03-2021, 13:43

Dy persona të pajetë janë gjetur në lagjen “Emshir”, të Prishtinës.

Burri ka vrarë gruan e tij pas një konflikti, me të cilën dyshohet se ishin ndarë, dhe më pas ka vrarë veten.

Lulzim Sopi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij Sebahate Sopan, dhe sipas hetimeve të para, ka qëlluar edhe veten.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00 policia ka marrë informacionin për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor“, tha Ahmeti.

Policia e Kosovës konfirmoi se ka nisur hetimin për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje ndërkohë që për momentin nuk jep asnjë detaj tjetër.

Mediat lokale raportojnë se zona ku është regjistruar kjo ngjarje e rëndë është e mbushur me policë ndërkohë që më motivi ende nuk është bërë i ditur./a.m/NOA.al