Shumë ndryshime në spektaklin “Portokalli”, kush është prezantuesja krah Salsano Rrapit
Transmetuar më 14-03-2021, 12:45

"Portokalli" fillon sezonin në ekranin e Top Channel, dhe këtë herë me ndyshime të rëndësishme.

Drejtimi i spektaklit të humorit i është besuar Filip Cakullit, regjia skenike do të bëhet nga Bledar Laço dhe ajo televizive nga Redi Treni.

Moderimi po ashtu ka një imazh të ri. Fjoralba Ponari do të qëndrojë krah Salsano Rrapit. E gjithçka tjetër do të mbajë markën “Portokalli” megjithë eksperiencën e saj ndër vite. Në këtë edicion të  35 priten shumë surpriza.

Krahas “gjakut të ri”, ka edhe “veteranë”, siç janë skenaristët.

Rolet ngelet po ato që publiku i njeh dhe i duartroket prej vitesh, por edhe personazhe të rinj, do shpalosen shumë shpejt. /tch