Asteroidi gjigant rreth Tokës, kur pritet të arrijë pikën më të afërt
Transmetuar më 14-03-2021, 11:39

Një asteroid i përmasave sa tre fusha futbolli pritet të kalojë rreth Tokës pas një jave.

NASA deklaron se shkëmbi hapësinor pritet të kalojë pranë Tokës në datën 21 Mars.

Vëzhgimet e fundit nga NASA tregojnë se asteroidi ka përmasa midis 1300 dhe 2230 metra.

E thënë ndryshe, diametri i shkëmbit do të ishte ekuivalent me madhësinë e fushave të futbollit.

Kështu “2001 FO32” do të jetë asteroidi më i madh që ka kaluar afër planetit Tokë në vitin 2021. /k.k/noa.al/